Muharrem Dragovoja
Doktor i gjeodezisë
Lindi në korrik të vitit 1928 në Shkodër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta në gjeodezi i përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në Institutin e Lartë të Gjeodezisë – Dega Inxhinieri gjeodezike në Moskë. Pas kthimit në atdhe. U emrua specialist-gjeodet në Sektorin e gjeodezisë për rrugë e ura në Ministrinë e Ndërtimit, në ndërtimin e bazamentit në rajonin e qymyreve, Krrabë, Pullumba si dhe disa objekteve të hidrocentralave të lumit Mat. Më 1954 emërohet pedagog, shef i Katedrës së Gjeodezisë-gjeografi të Fakultetit të Inxhinierisë Gjeodezike, mandej në Degën Gjeodezisë në Fakultetin të Inxh. së Ndërtimit u emërua shef Katedre ku punoi 32 vjet. Për përgatitjen profesionale dhe për kontributin si pedagog, iu dha titulli “Docent” e më vonë edhe “Profesor” më 1996 dhe “Mësues i popullit”. Prof. Muharrem Dragovoja ishte pedagog i shkëlqyeshëm, ka dhënë disa tekste shkollore, ishte recenzues i disa diplomave e projekteve të gjeodezisë dhe i disa artikujve shkencorë. Prof. M. Dragovoja është dekoruar me disa medalje dhe “Urdhri Naim Frashëri”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.