Muharrem Bajrami
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në nëntor të vitit 1950 në Hajkobillë të Prishtinës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Koliq. Shkollën e mesme të (Mjekësisë) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1986 me temën: “KARAKTERISTIKAT EPIDEMIOLOGJIKE, KLINIKE, CITOLOGJIKE TË MENINGJITIT SEROZ TE FËMIJËT NË KSA TË KOSOVËS NË PESË VITET E FUNDIT“(kr). Mr. Muharrem Bajrami doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1988 me temën: “MENINGJITI TUBERKULAR NË NJËZETË VITET E FUNDIT 1967-1986 NË ASPEKTIN KLINIK DHE EPIDEMIOLOGJIK“. Dr. Muharrem Bajrami ka punuar prej fillimit në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës e tash është prof. ordinar i infektologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinë, ka qenë Shef i Repartit të Infektologjisë dhe drejtor i Klinikes Infektive ku edhe tash punon. Ka marrë pjesë në disa kongrese e tubime shkencore e profesionale, ka të botuara 10 punime shkencore dhe 54 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.