Muharrem Avdiu
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1954 në Dobratin të Besianës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Podujevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1988 me temën:“ KORELACIONI I TË DHËNAVE KLINIKE, BIOLOGJIKE NË SERUM TË TË DHËNAVE RADIOLOGJIKE TË NYJES SË DORËS DHE VLERAT E KALCIUMIT NË URINË TË PËRCAKTUARA ME PROVËN E SULCOWTCH-IT“(kr). Mr. Muharrem Avdiu në fillim punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Podujevë. Specializimin për pediatër e filloi në Prishtinë dhe e kreu në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit. Pas specializimit Mr. M. Avdiu kaloi në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë ku edhe tash punon, Mr. Muharrem Avdiu ka të botuara 20 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.