← Shfleto

Muhamet Sadiku

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në qershor të vitit 1954 në Novosellë të Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në Pejë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1985 me temën: ”PRODHIMI I SHEQERIT NË KSA TË KOSOVËS NË PERIUDHËN 1960 – 1982”(kr). Mr. Muhamet Sadiku doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në korrik të vitit 1996 me temën: ”SISTEMI EKONOMIK DHE EFEKTET E TIJ ZHVILLIMOR NË EKONOMINË E KOSOVËS ME VËSHTRIM TË VEÇANT NË ROLIN E EKSPERTIT”. Dr. Muhamet Sadiku punoi si mësimdhënës i lëndëve ekonomike në Shkollën Ekonomike të Mitrovicës, mandej në fabrikën e akumulatorëve “Trepça” të Mitrovicës, në Entin Krahinor të Planifikimit në Prishtinë, në Kombinatin “Trepça” si këshilltar i udhëheqëst punëdrejtues në Kombinat dhe këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të Entit Federativ të Planifikimit Shoqëror të Jugosllavisë në Beograd. Dr. M. Sadiku ka të botuara më tepër se 20 punime shkencore. Aktualisht punon në Institutin RIINVEST të Prishtinës, dhe ligjërues në Fakultetin e shkencave aplikative të Pejës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.