← Shfleto

Muhamet Rogova

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi në prill të vitit 1944 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Teknologjinë e Tekstilit) i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1972. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në janar të vitit 1980 me temën: ”PËRDORIMI I KOHËVE TË SHKUARA TË DËFTORËS NË SHQIPEN E SHKRUAR”. Mr Muhamet Rogova punon si arsimtar e profesor i gjuhës shqipe në Gjimnaz të Gjakovës. Ka qenë i burgosur politik më 1981 ku ka mbajtur burgimin për 6 vjet. Ka të botuar 3 artikuj profesional dhe 4 punime shkencorë në “Rilindje” të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.