← Shfleto

Muhamet Mehmeti

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1935 në Vojnoc (Zotaj) të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në Muzeqinë, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Zagreb më 1960. Ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në maj të vitit 1978 me temën: ”ZHVILLIMI DHE FORMAT E VEPRIMTARISË MBROJTËSE TË SINDIKATAVE NË KOSOVË NË PERIUDHËN 1919-1941”(kr). Mr. Muhamet Mehmeti doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në nëntor të vitit 1987 me temën: ”MBROJTJA SOCIALE NË KSA TË KOSOVËS NGA ASPEKTI I PREJARDHJES DHE I STRUKTURËS SË KLIENTELES”. Dr. Muhamet Mehmeti në fillim punoi si jurist në organizatat ekonomike në Ferizaj, mandej në Arsim, në Prokurori të Qarkut të Prishtinës, prej aty u pranua asistent i së drejtës së punës dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ka të botuara 11 punime profesionale, ka qenë prodekan dhe dekan i këtij fakulteti.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.