← Shfleto

Muhamet Mala

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në shtator të vitit 1961 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmën i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1987, Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1996 me temën: ”MARRDHËNIET E KOTORRIT ME TREVAT SHQIPTARE SHEKULLI XII-XV”. Mr. Muhamet Mala doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 2006 me temën: ”EVROPA QENDRORE DHE SHQIPTARËT GJATË SHEKULLIT XII-XVII”. Dr. Muhamet Mala së pari u punësua si asistent në Degën e historisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku aktualisht është ligjërues i lëndëve historia e Popullit Shqiptar II, Hyrje në Histori të Religjioneve, Paleografi dhe Historia e diplomacisë. Punon në Programin e bashkëpunimit të Universitetit të Prishtinës me Universitetin e Zagrebit. Ka disa punime të Medievistikës, ka marrë pjesë në disa simpoziume në vend dhe jashtë vendit, ka qenë edhe prodekan i Fakultetit Filozofik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.