← Shfleto

Muhamet Kyçyku

Magjistër i filologjisë islame

Lindi më 1782 në Konispol i njohu me emrin Muhamet Çami. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse 11 vjet studioi në Kajro në Universitetin “Al Az Har”. Pasi u kthye në Konispol shërbeu si hoxhë, pedagog-myderriz dhe profesor në Medresenë e Konispolit. Mr. Muhamet Kyçyku gjatë kësaj kohe përktheu dhe përshtati disa vepra letrare të letërsisë së lindjes në gjuhën shqipe. Më të njohura janë “Ervehja” dhe “Jusufi dhe Zelihaja” poemat më të njohura deri më sot. Mr. Muhamet Kyçyku-Çami vdiq në vendlindje më 1844.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.