← Shfleto

Muhamet Hamiti

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1964 në Dumnicë të Podujevës(Besianës). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Fushë Kosovë, kurse të mesmen e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Filologjisë-Dega gjuhë dhe letërsi angleze më 1988. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1990 me temën: ”ROMANET E E. M. FORSTERIT NË DRITËN E ASPEKTEVE TË TIJ”(kr). Mr. Muhamet Hamiti doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në korrik të vitit 2006 me temën. ” STRATEGJITË NARRATIVE DHE KUPTIMI NË PROZËN E KONRADIT DHE TË XHOJSIT”. Dr. Muhamet Hamiti së pari punoi si mësimdhënës i gjuhës angleze në Qendren Teknike të Obiliqit. prej vitit 1989 është pranuar asistent i gjuhës angleze në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës më vonë si ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuar një vepër, 8 artikuj e studime të botuar dhe 3 tregime e 3 ese, ka disa përkthime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.