Muhamet Ahmeti
Magjistër i disenjit grafik
Lindi në shtator të vitit 1961 në Ferizaj. Shkollen fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e Arteve Drejtimi i Disenjit e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1998 me temën:” PREZËNTIMI VIZUELOGRAFIK I ABETARES”. Mr. Muhamet Ahmeti ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive si dhe ka organizuar ekspozita personale në Dega e disenjit grafik. Mr. M. Ahmeti është zgjedhur ligjërues i lëndës Pergatitja e librit për shtyp në Fakultetin e Arteve të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.