Muhamed Vranica
Magjistër i shkencave teknike – ndërtimtarisë
Lindi më 1940 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Ndërtimtarisë e kreu në Beograd më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1986 me temën: ”SJELLJET DINAMIKE TË TYMTARIT NGA BETONARMEJA NË NALTËSI H= 300 M. NË ZVEÇAN NGA VEPRIMI SIZMOLOGJIK”(kr). Mr. Muhamed Vranica ka punuar në Mitrovicë, në “Kosovë” të Vushtrrisë e më 1970 u zgjodh asistent i lëndëve Materialet e ndërtimit, Teknologjia e betonit dhe Shqyrtimi i konstruksioneve në Fakultetin Teknik –Dega e Ndërtimtarisë të Prishtinës, kurse tash është ligjërues i lartë i këtyre lëndëve në Fakultetin e Ndërtimtaris dhe të Arkitekturës në Prishtinë. Ka marrë pjesë në 50 projekte të lëmit e ekzaminimit të materialit Ndërtimor dhe teknologjia e betonit, është koautor i 2 projekteve dhe ka 100 punime profesionale dhe 5 punime shkencore të botuara dhe 2 tekste universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.