Muhamed Kodra
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në maj të vitit 1941 në Peshkopi. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Tiranë më 1963. Specializimin për Otorino e kreu në Universitetin e Tiranës. Doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës në vitin 1983 me temën: ”QELBËZIMI KRONIK I VESHIT, VEÇORITË E RRETHIT DHE EFEKTI MJEKUES I UJËRAVE TERMALE TË PESHKOPISË DHE I PROPOLISIT (DYLLIT TË BLETËS)”. Dr. Muhamed Kodra punoi si mjek në Peshkopi dhe ishte përgjegjës i Repartit të Otorinolaringologjisë në Spitalin e Peshkopisë. Ka të botuar 28 artikuj shkencorë dhe është anëtar i Shoqatës së Laringologëve. Mori pjesë në shumë konferenca shkencore në vend.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.