← Shfleto

Muhamed Guguli

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1933 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen e kreu në Zagreb. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1961. Pas një përvoje të gjatë mjekësore doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”EHINOKOKOZA E MUSHKËRIVE GJATË DHJETË VITEVE TË FUNDIT NË KOSOVË DHE METODAT E INTERVENIMIT KIRURGJIK”(sr). Dr. Muhamed Guguli së pari punoi si mjek në Prizren, mandej specializoi në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd e më 1976 kaloi në Repartin e Kirurgjisë Torokale në Spitalin e Prishtinës dhe ka qenë prof. ordinar i Kirurgjisë Torokale në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka marrë pjesë në shumë kongrese e simpoziume dhe ka të botuar 58 punime shkencore si autor-koautor dhe një monografi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.