Muhamed Aruçi
Doktor i fesë islame (Akaidit)
Lindi më 1956 në Vrapçisht të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Gostivar. Me korrespodencë e kreu Medresenë “Gazi Husrevbeg” në Sarajevë. Fakultetin e Teologjisë-Drejtimi AKAIDI dhe Filozofinë Islame i kreu në Universitetin El-Az-Har të Kairos (Egjipt), ku i kreu edhe studimet pasuniversitare në Fakultetin “Durumlulun” të Kairos dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”NURUNDU-DIN ESSABUNI DHE MENDIMET E TIJ APOLOGJIKE SIPAS LIBRIT EL-KIFAJE VEL-HIDAJE”(ar). Mr. Muhamed Aruçi e vazhdoi punën shkencore në lëmin e shkencave islame dhe doktoroi në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit të Stambollit në dhjetor të vitit 1994 me temën: ”EMRAT E BUKUR TË ALLAHUT TEK ABDUKAHIR ELBAGDATI”(ar). Dr. Muhamed Aruçi së pari punoi në Medresenë “Isa Beut” si ligjërues i lëndëve fetare. Jeton dhe punon në Shkup.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.