← Shfleto

Muazeze Jusufi – Karahoda

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1933 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe Gjimnazin i kreu në Prishtinë, kurse Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1958. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1976 me temën:”?“ Mr. Muazeze Jusufi-Karahoda doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në qershor të vitit 1981 me temën “ETHET REUMATIKE TE FËMIJËT KOSOVARË” (sr). Dr. Muazeze Jusufi-Karahoda ka qenë mjekja e parë prej nacionaliteteve në Kosovë dhe kardiologëja e parë për fëmijë në Kosovë, prej vitit 1958-1976 punoi në Klinikën e Pediatrisë së Fëmijëve të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, mandej në Institutin e Biokimisë në Prishtinë, punoi në Hun të Libisë e prej vitit 1991-1999 ka punuar në Kryqin e Kuq të Turqisë në Dispanzerin e refugjatëve të Bosnës dhe Kosovës. Vdiq më 2003 në Turqi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.