← Shfleto

Moisi Kukeli

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1926 në Peshkopi. Mësimet e para i mori në vendlindje mandej i vazhdoi në Liceun Francez të Korçës, pastaj në Gjirokastër i mbaroi 6 klasë të gjimnazit e ndërpreu shkollimin dhe doli partizan në Çetën e Sllovës në Brigadën e XVIII S. Më 1945 dërgohet në studime të larta në Akademinë Ushtarake në Topçider të Beogradit. Për arsye shëndetësore u kthye në Shqipëri dhe i kreu dy klasë të mbetura të Gjinazit në Gjirokastër. Studimet i filloi në Zagreb dhe i mbaroi në Budapest në kiminë industriale më 1952, diplomoi dhe u bë inxhinier i kimisë industriale. U caktua punonjës në Fabrikën e ngjyrave në Kombinatin e Tekstilit të Tiranës. Mandej në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe në Ushqimore, u transferua në Institutin e Studimeve të Teknologjisë Kimike Punoi madje deri në pension. Deri sa punoi në Institutin e Studimeve të Teknologjisë Kimike e mbrojti temën për marrjen e titullit “Doktor i Shkencave Kimike”. Ka dhënë mësim si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës - Dega Kimi Industriale. Dr. Moisi Kukeli është dekoruar me “Medalje të trimërisë” dhe me “Medalje të kujtimit”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.