← Shfleto

Misin Misini

Magjistër i shkencave teknike – ndërtimtarisë

Lindi më 1957 në Brut të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore e kreu në Bellobradë, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Dragash. Fakultetin Teknik Dega e Ndërtimtarisë e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Zagrebit ku edhe magjistroi në maj të vitit 1988 me temën: ”VLERËSIMI I NDIKIMIT TE DISA PARAMETRAVE NË MODELIMIN E KONSTRUKCIONIT DINAMIK-INTRAKCIONIK TË BAZËS”(kr). Mr. Misin T. Misini së pari filloi punën si asistent i lëndëve: Mekanika teknike dhe Konstruksionet hapësinore në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Prishtinës, ku tash është ligjërues i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 3 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.