Misin Avdiu
Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në mars të vitit 1942 në Përlepnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse normalen në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Prishtinës, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1997 me temën:“ DISA PROBLEME TË INTERPOLIMIT ME PESHË NË HAPSIREN Hp ( p0)“. Mr. Misin Avdiu së pari punoi si mësimdhënës i matematikës në Shkollën e mesme Ekonomike në Gjilan, mandej në gjimnaz, kurse më 1971 u punësua si asistent i Matematikës në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës ku punon edhe sot. Disa vjet me radhë ligjëroi Matematikën I në këtë fakultet. Mr. M. Avdiu jeton në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.