Mirvet Muça
Doktor i shkencave filozofike – politiko – historike
Lindi më 1936 në Bllatë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse ate ushtarake e vazhdoi në Tiranë. Më 1956 e lëshoi Shqipërin dhe doli në Shkup, ku edhe nga pushteti jugosllav u burgos disa herë dhe u mbajt në burgun e Idrizovës. Nga Maqedonia Mirveti shkoi në Austri ku qëndroi dy vjet (ditën studionte natën punonte) edhe prej aty shkoi në Amerikë-New York. Aty kreu Fakultetin, magjistrua dhe doktoroi. Dr. Mirvet Muça ka qenë profesor në “Pace University” në Pleasantville të New Yorkut. Më 1984 u pranua i rregullt në “Pace University” në shkencat politiko-historike por mban ligjërata edhe në Universitet tjera në SHBA. Prej vitit 1985 shpesh ka ardhur në Kosovë për studime, e më 1989 u takua me Rrahman Morinën dhe prej tij kërkoi që ta lironte Adem Demaçin nga burgu. Ka pasur takime edhe me rektorin e Universitetit të Prishtinës, akademik Hajredin Hoxhën. Prof Dr. Mirvet Muça jeton dhe punon në SHBA.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.