← Shfleto

Miro Petani

Magjistër i shkencave të mjekësisë

Lindi në Arbnesh të Zarës (Kroaci). Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Zarë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Pas Luftës së Dytë Botërore Miro Petani i vazhdoi studimet në Amerikë, ku specializoi dhe fitoi të drejtën të hapte Klinikë të vetën, në të cilën vizitoheshin fëmijët e shqiptarëve që jetonin në atë qytet, në River Forset në periferi të Chicagos dhe të vendeve të tjera. Të parët e Miros u shpërngulën nga Shestani - rrethi i Shkodrës (1726-1933) dhe u vendosën në Dalmaci dhe afër Zarës formuan vendbanimin Arbnesh që edhe sot jetojnë Arbnesh të Zarës (Kroaci), që gjatë Luftës së Dytë Botërore pësuan shumë edhe nga regjimi komunist jugosllav. Nga fëmijëria Miros i kujtohet se në shtëpi flisni shqip. Mr. Miro Petani Studimet e specializimit i bëri në Chicago ku i kreu edhe studimet pasuniversitare. Edhe sot punon në periferi të këtij qyteti disa kilometra larg Chicagos.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.