Mirlinda Krifca
Magjistër e shkencave të filologjisë
Lindi në janar të vitit 1969 në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Shkup. Fakultetin e Filologjisë-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Shkup më 1991. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Shkupit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1998 me temën:”POEZIA E LAZGUSH PORADECIT”. Mr. Mirlinda Krifca është e angazhuar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.