← Shfleto

Mirlind Bruçi

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në janar të vitit 1968 në Isniq të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Deçan. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1997 me temën: ”HULUMTIMI I MUNDËSISË PËR REALIZIMIN E DISA ELEMENTEVE TË PROCESIT PROJEKTUES DHE KONSTRUKTUES TË TEKNOLOGJISË SË FARKËTIMIT”. Mr. Mirlind Bruçi doktoroi në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë në tetor të vitit 2005 me temën: ”OPTIMIZIMI I PROCESEVE PRODHUESE NË LINJAT FLEKSIBILE TË REPARTEVE TË ELEKTROMOTORËVE NË FABRIKËN ABT-WIENA”. Dr. Mirlind Bruçi së pari punoi si mësimdhënës në Gjimnaz të Deçanit, kurse me 1999 ka mbajtur ushtrime në disa lëndë si Përpunimi me deformime, makinat metalpërpunuese, Teknologjia e materialit etj. Mandej ka qenë në specializim për menaxhim në Bruksel. Dr. Mirlind Bruçi tash është asistent në lëndët e theksuara në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë. Ka të botuara 4 punime shkencore me bashkautor nga fakulteti ku punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.