Miraç Hani
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në tetor të vitit 1957 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Strugë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në maj të vitit 2000 me temën: ”RRJEDHAT KRYESORE TË EKONOMISË BASHKËKOHORE”. Mr. Miraç Hani së pari punoi si shef kontabiliteti në ndërmarrjen “Grafikon” të Strugës, mandej drejtor i kooperativës bujqësore “Fadil Vinca” të Veleshtës. Tash punon në ndërmarrjen “Jeta” po ashtu në Veleshtë dhe është angazhuar në universitetin e Shtullit në Tetovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.