Minella Xinxo
Doktor i shkencave të agronomisë
Lindi më 1934 në Berat. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Studimet e larta i bëri në Fakultetin e Agronomisë në ILB të Kamzës. Aty diplomoi më 1956 me sukses të shkëlqyeshëm. Pas diplomimit u zgjodh bashkëpunëtor shkencor në Katedrën e Pedologjisë të Fakultetit të Agronomisë. Punoi në Ndërmarrjen Bujqësore të Krumës. Më 1970 u emërua në Institutin e Studimeve të Tokave. Së pari si punëtor shkencor e më vonë sekretar shkencor i Institutit. Më 1986 merr gradën “Doktor Shkence”. Dr. Minella Xinxo ishte bashkëpunëtor Shkencor dhe ndër pedagogët e parë. Për kontribut të çmuar si dhe për përpilimin e Hartës Pedologjike të Shqipërisë i u dha “Çmimi i Republikës” i shkallës II.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.