Minella Shallo
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1934 në Bilisht të Devollit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Politeknikumin e kreu në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Universitetin Sank –Petërsburg (Rusi), u diplomua gjeologpetrograf. U doktorua në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, pjesën e parë më 1982, kurse pjesën e dytë më 1991 me temën:” OFIOLITET E SHQIPËRISË”. Dr. Minella Shallo së pari punoi si petrograf në Laboratorin Qendror të Gjeologjisë të Tiranës, mandej ka qenë shef i Sektorit Ekonomik në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Mirditës, shef Sektori të Gjeologjisë së Shqipërisë në Tiranë, shef Sektori Shkencor në Fakultetit e Gjeologjisë e të Minierave, anëtar i Këshillit Drejtues të Shërbimit Gjeologjik të Shqipërisë. Rezultatet e studimeve i ka paraqitur në 8 monografi, 37 artikuj shkencorë të botuar në vend dhe 12 të botuar jashtë. Është dekoruar me “Medalje Pune”, “Çmimin e Republikës” shk. I. e “Urdhër Pune” kl. II.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.