Mimoza Manxhari
Doktor e shkencave të ekonomisë
Lindi në vitin 1961 në Tiranë. Shkollimin fillor dhe të mesmin si dhe Fakultetin Ekonomik-Dega e Industrisë i kreu më 1992, pa shkëputje nga puna. Mimoza e kreu edhe Fakultetin e Drejtësisë më 1994 në Universitetin e Tiranës. Mimoza Manxhari me dy fakultete të kryera e vazhdoi punën shkencore dhe specializoi në Universitetin Makedonia në Selanik. Kreu edhe të tjera specializime, si Triest, Skoci e Ukrainë. Pas kryerjes së këtyre specializimeve Mimoza doktoroi në lëmin e ekonomisë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës në tetor të vitit 1996. Dr. Mimoza Manxhari u specializua në Kolegjin Hartfor të Oksfordit, Gale Izrael, në Institutin Gjerman të Studimeve Ekonomike në Berlin. Dr. M. Manxhari u zgjodh asistent pedagoge në Katedrën e Planifikimit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1985, u zgjodh lektore për disa lëndë mësimore. Ka botuar disa tekste në Universitetin e Triestes, ka botuar edhe jashtë Shtetit, si në Bullgari, Suedi e Greqi. Shumë projekte e studime të saj janë mbështetur nga Banka Botërore dhe nga Fondi SOROS nga SHBA.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.