Mimoza Hafizi-Gjurgjej
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi në shkurt të vitit 1962 në Shkodër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës e kreu në Tiranë më 1985. U doktorua më 1995 me temën: ” FUSHA SKALARE KOMPLEKSE NË PËRAFRIMIN E GAUSIT – YJET BOZOMIKE” (fr). Në Universitetin Paris VII – Observatori Meundon në Francë, diploma e doktoraturës Nr. 75796 të 25.01.1996 – Doktor i shkencave të Fizikës, e njohur nga KKSH të datës 24.09.1999 në Tiranë. Dr. Mimoza Hafizi-Gjurgjej ka bërë vizita shkencore në Francë, Itali e Gjermani. Ishte anëtare e Bashkimit Ndërkombëtar të Astrofizikës. Ka të botuara 20 punime shkencore. Ishte shefe e Departamentit të Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ka mbajtur ligjërata për Kozmologji në Francë, ka qenë zv. Ministre e Arsimit dhe e Shkencës dhe sekretare e përgjithshme në Kryesinë e Shqipërisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.