Milaim Sejdini
Magjistër i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë
Lindi në mars të vitit 1955 në Reçan të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në Reçan, të mesmen (të Mjekësisë) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Sarajevë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë – Dega e Stomatologjisë në Prishtinë, ku edhe magjistroi në prill të vitit 2000 me temën: ”RRITJA DHE ZHVILLIMI I DHËMBËVE PERMANENTË TE FËMIJËT SHKOLLORË TË MOSHËS 6-16 VJEÇ” Mr. Milaim Sejdini së pari punoi si mjek stomatolog në Gostivar mandej kreu specializimin për pedodonci dhe stomatologji preventive dhe ortodanci – ortopedi të nofullës. Tash është asistent i lëndës ortopedia e nofullës në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë - të Prishtinës. Ka qenë zëvendëskryeredaktor i revistave “Apolonia” dhe “Medikus” dhe drejtor i Qendrës Mjekësore në Gostivar ku edhe jeton. Ka të botuara 16 punime profesionale dhe 11 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.