← Shfleto

Mikel Sopi

Doktor i teologjisë

Lindi në shtator të vitit 1964 në Binçë të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në Viti, kurse të mesmen (Gjimnazin klasik) në Suboticë. Fakultetin e Teologjisë e kreu në Zagreb më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filozofisë – Teologjisë në Zagreb ku e punoi edhe temën e magjistraturës por nuk e mbrojti, sepse prej Zagrebit për shkak të situatës politike Dom Mikeli shkoi për specializim në Vatikan e Romë ku qëndroi deri me 1999. Gjatë asaj kohe magjistroi në Fakultetin e Teologjisë në Romë në dhjetor të vitit 1996 me temën: ”BAZAT E TË DREJTAVE THEMELORE TË NJERIUT” (it). Mr. Mikel Sopi doktorua në të njëjtin fakultet në Romë në dhjetor të vitit 1998 me temën: ”DINJITETI I PERSONIT – NJERIU SI BARTËS I TË DREJTAVE SIPAS KARDINALIT PAVAN” (it). Ky disetacion u çmua lartë nga shkencëtarët e Universitetit të Romës (G. Capani). Dr. Mikel Sopi me të vëllaun nxori revistën “Rezja”. Më 2000 Dr. M. Sopi u zgjodh kryeredaktor i revistës “Drita” me seli në Prizren. Dr. M. Sopi jeton dhe punon në Bistrazhin të Gjakovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.