Mikel Maruli
Doktor i filologjisë
Lindi më 1452 në Konstantinopol të Turqisë. Familja e tij e shpërngulur nga Moreja (Greqi) me prejardhje shqiptare. Mësimet e para dhe të mesmet i bëri në vendlindje. Studimet i filloi në Venedik dhe i kreu në Universitetin e Padovës ku edhe doktoroi në lëmin e filologjisë. Dr. Mikel Maruli shkruante latinisht. Pas studimeve shërbeu si ushtarak dhjetë vjet në shumë vende të Italisë. Dr. Maruli ka qenë humanist i njohur që u mor edhe me shkrime, sidomos me elegji, ku ka shprehur mallin dhe ndjenja të zjarrta për vendlindjen e prindërve-Morenë. Shkroi edhe për dashurinë, njëherit i këndoi himne natyrës. Poezitë e Dr. Mikelit i përshkon fryma patriotike, antifeudale dhe afatare dhe mu për këtë shkak veprat e Dr. Mikelit u dogjën nga Inkuizicioni si “Himnet e natyrës” dhe “Epigramën” një nga katër librat, shkroi edhe 3 libra të tjerë. Pra, Dr. Mikel Maruli ishte humanist, poet dhe filozof i shquar i shekullit XV-të. Vdiq aksidentalisht në Çeçinë të Kalabrisë (Itali) më 1500.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.