← Shfleto

Mihane Berisha-Nimani

Doktor e shkencave të ekonomisë

Lindi në korrik të vitit 1959 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1991 me temën: ”SISTEMI INFORMATIV NË FUNKSION TË NGRITJES SË EFIKASITETIT TË PUNËS”. Mr. Mihane Berisha-Nimani doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në maj të vitit 2001 me temën ”SISTEMI INFORMATIK I INVESTIMEVE”. Dr. Mihane Berisha-Nimani së pari punoi në Mihjen Sipërfaqësore në Bardh të Madh, më 1986 u zgjodh asistente e lëndës Kibernetika në ekonomi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, mandej e lëndës Kibernetika dhe Hyrje në informatikë. Nga viti 1991 mban ligjërata në lëndën Projektimi i sistemit informatik dhe Hyrje në informatikë. Ka të botuara disa punime shkencore-profesionale dhe ka marrë pjesë në disa projekte hulumtuese-shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.