← Shfleto

Mihallaq Qirjo

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në tetor të vitit 1966. Për vendlindjen nuk kemi shënime, por dihet se mësimet e para i bëri në vendlindje ku e kreu edhe shkollën e mesme. Fakulteti e Shkencave të Natyrës –Dega Biologji, e kreu në Tiranë më 1990. Po aty edhe doktoroi në korrik të vitit 1998 me temën: ” TË DHËNA MBI DINAMIKËN E POPULLATAVE TË FAUNËS SË TOKËS DHE NDIKIMI TE DISA FAKTORËVE EKOLOGJIK NË DY SERRA TË RRETHIT TË TIRANËS” . Mihallaq Qirjo mban, Numri i regjistrit të dokumentacionit 3605 në regjistrin 53 numri i diplomës 158. Dr. Mihallaq Qirjo specializimin e kreu në Paris, Selanik, Budapest dhe në Gjermani. Ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.