← Shfleto

Mihal Godroli

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në gusht të vitit 1951 në Tiranë. Shkollimin fillor të mesmin dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin Paris XI - ORSOY në Francë. Aty edhe u doktorua më 1992 me temën: ”TEKNIKA E OFELITEVE NË ALBANIDET INTERNE. MËNYRA E HAPJES DHE TË MBYLLJES SË NJË PELLGU TË NGUSHT OQEANIK”(fr). Dr. Mihal Gordoli u mor me kërkime gjeologjike por rezultatet e tyre i paraqiste në raporte gjeologjike dhe në artikuj shkencorë. Pas kryerjes së kualifikimeve shkencore, jeton në Kanada.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.