← Shfleto

Miftar Spahija

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1914 në Kolesjan të Kukësit. Miftar Spahija-Thaçi shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Tiranë. Fakultetin e Filologjisë – Dega Letersi e kreu në Universitetin e Torinos në Itali ku në dhjetor të vitit 1940 doktoroi me temën:”?“(it). Dy vite i kaloi në burgje të Italisë e të Shqipërisë. Më 1941 u emrua profesor në gjimnazin “Sami Frashëri” të Prishtinës, mandej punoi si nënprefekt në Rahovec e Gjilan. Më 1943 u kthye në vendlindje por e kundërshtoi komunizmin prandaj u detyrua të ikte për në Greqi ku qëndroi deri më 1952, prej aty shkoi në Romë e në vitin 1956 emigroi në Nju Jork aty jeton edhe sot. Dr. Miftar Spahija-Thaçi më 1964 u emrua profesor në Universitetin Columbia, Jems Madison në Harrisonburg, Virgjinia etj. Dr. M. Spahija është marrë edhe me krijimtari letrare, ka shkrua në prozë, kujtime, kritika letrare e publicistikë. Bashkëpunoi me periodikun, posaçërisht me “Shejzat” në Romë dhe ka të botuara 5 vepra shkencoreletrare. Dr. Miftar Spahija jeton në pleqëri të thellë në Mounsfielld të SHBA-as.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.