← Shfleto

Mersin Zeko

Doktor i shkencave të veterinarisë

Lindi më 1935 në Gjirokastër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Veterinarisë si brez i parë e Mjekëve Veteriner e kreu më 1958. Pas diplomimit punoi si mjek veteriner ushtarak. Më 1967 u emrua përgjegjës i Poliklinikës Veterinere në Fakultetin e Veterinarisë, më pas asistent në lëndën Kirurgjia veterinere, pastaj pedagog i kësaj lënde në këtë fakultet ku iu dha titulli “Profesor”. Dr. Mersin Zeko ka të botuara 11 tekste dhe monografi, 30 punime shkencore të referuara në konferencat shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Biografia e tij është shënuar në Sesion të “Who is Who in the World” me rastin e 100 - vjetorit të aktivitetit në “Dietianary of International Biografy” e botuar në Universitetin e Kembrixhit dhe në “World Wide Bibliotheque në Kapitullin Great Mids”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.