← Shfleto

Mersim Mersinllari

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në qershor të vitit 1948 në Korçë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Korçë. Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega Biologji e kreu në Tiranë më 1980. Më 1988 mori titullin “Doktor i Shkencave” pastaj “Asistent profesor”. Dr. Mersim Mersinllari së pari punoi si mësimdhënës në trevat e ndryshme të vendit. Më 1980 u zgjodh pedagog Dega e Biologjisë i Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Tiranës. Specializua në Ascona të Italisë. Ka botuar disa programe mësimore për lëndët që i ka ligjëruar. Ka të botuar disa punime shkencore dhe disa tekste mësimore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.