← Shfleto

Mersim Maksuti

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1970 në Serbicë të Kërçovës. Shkollën fillore dhe të mesmën i kreu në Kërçovë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1995. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në shtator të vitit 2000 me temën: ”ASPEKTI KUSHTETUES JURIDIK I STATUSIT SHTETFORMUES TË POPULLIT SHQIPTAR NË IRJ TË MAQEDONISË”. Mr. Mersim Maksuti doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në korrik të vitit 2005 me temën: ”RAPORTI MIDIS PUSHTETEVE NË SISTEMIN PRESIDENCIAL NË SHBA”. Dr. Mersim Maksuti punon si jurist në Kërçovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.