Merita Neziri
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1952 në Vlorë. Aty e kreu shkollimin fillor dhe të mesmin. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Tiranë më 1973, Specializimin pasuniversitar e kreu më 1979. Doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës më 1987 me temën: ”TRAJTIMI I FËMIJËVE ME PESHË TË VOGËL NË LINDJE” Dr. Merita Neziri në fillim ka punuar si pediatër në Maternitetin e Peshkopisë, mandej në Maternitetin e Tiranës, ishte edhe drejtoreshë në Ministrinë e Shëndetësisë, mandej shefe e repartit të Maternitetit të Tiranës. Dr. Merita ishte anëtare e Grupit Shqiptar të Ndalimit të dhunës ndaj fëmijëve. Ka qenë anëtare e Komitetit Drejtues të Gruas, dhe kordinatore e programit kombëtar “ Të ushqyerit me gji” pranë UNICEF-it.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.