Merita Koçinaj-Berisha
Doktor e shkencave të mjekësisë
Lindi në gusht të vitit 1963 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (të Mjekësisë) i kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1987. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1998 me temën: ”VLERËSIMI KLINIK E SOCIO-MJEKËSOR I FAKTORËVE TË RREZIKUT TE SËMUNDJA ISKEMIKE E ZEMRËS”. Mr. Merita Koçinaj-Berisha doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në shtator të vitit 2001 me temën: ”ASPEKTI SOCIAL MJEKËSOR I SËMUNDJËS SË SHEQERIT NË REGJIONIN E PRISHTINËS PËR PERIUDHËN KOHORE 1995-1999”. Dr. Merita Koçinaj-Berisha së pari punoi si mjeke në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Prishtinë në Departamentin e Mjekësisë Sociale, më 1990 u zgjodh asistente e Mjekësisë Sociale dhe e Statistikës në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku i ligjëron këto lëndë. Ka të botuara 20 punime profesionale si autore-koautore dhe pjesëmarrëse në shumë konferenca e trajnime të Mjekësisë Sociale në vend dhe jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.