← Shfleto

Mentor Disha

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1934 në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (gjimnazin) në Tetovë. Fakultetin e Farmacisë e kreu në Zagreb më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Farmakologjisë në Lubjanë, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1977 me temën: “ NDIKIMI I ACIDIT ASKORBIK NË NIVEKIN E HOLESTEROLIT NË GJAK“(sl). Mr. Mentor Disha doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në nëntor të vitit 1985 me temën: “ HULUMTIMI I NDIKIMIT TË KORTIKOSTERIODEVE NË FUNKSIONIN E GJËNDRËS MBIVESHKORE“. Dr. Mentor Disha në fillim punoi në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. Me hapjen e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë u zgjodh ligjërues i lëndës së Farmakologjisë me toksikologji dhe arrit deri te prof. ordinar i këtyre lëndve në këtë fakultet. Punoi në Institutin e Farmakologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës deri në pension. Dr. M. Disha ka marrë pjesë në shumë simpoziume dhe kongrese dhe të botuara mbi 50 punime shkencore si autor-koautor dhe 3 tekste universitare dhe një tekst universitar të përkthyer nga anglishtja.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.