← Shfleto

Meleke Behluli-Nimani

Doktor e shkencave të natyres – kimisë

Lindi në nëntor të vitit 1948 në Gjilan. Shkollen fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1975 me temën: “HULUMTIMI I HIDRODIMENZIONEVE TË BAZAVE TË SHIFT-it“(kr). Mr. Meleke Behluli-Nimani doktoroi në FSHMN-Dega e Kimisë - në Prishtinë në shtator të vitit 2001 me temën: “HULUMTIMI I DISA UJRAVE TË NDOTURA TË INDUSTRISË SË KOSOVËS DHE MUNDËSIA E PASTRIMIT TË TYRE“. Dr. Meleke Behluli në fillim punoi si mësimdhënëse në Gjimnazin e Prishtinës, më 1972 u pranua asistente për lëndën e Teknologjisë në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Ka qenë e angazhuar edhe në sektorin e Kimisë në FSHMN duke mbajtur ushtrime për studentët e Fizikës, Biologjisë dhe të Mjekësisë. Aktualisht është asistente e lëndës Njohja e materialeve në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, E ka të botuar temën e magjistraturës, ka të botuara 3 punime shkencore dhe 2 projekte të realizuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.