Mejdi Elezi
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në gusht të vitit 1944 në Livoç të Poshtëm të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1977 me temën: ”HASI I PRIZRENIT NË LUFTËN NACIONAL ÇLIRIMTARE PREJ VITIT 1941-1943”. Mr. Mejdi Elezi doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”FORMIMI DHE VEPRIMTARIA E PARTIVE POLITIKE BORGJEZE NË KOSOVË, ME VËSHTRIM TË VEÇANT PËR “XHEMJETIN” 1918-1929”. Dr. Mejdi Elezi në fillim ishte prof. i historisë në shkollën e mesme dhe në SHLP. ”B.Curri” të Gjakovës, kur më 1985 u zgjodh profesor i rregullt i kësaj shkolle për lëndën Historia e Përgjithshme I dhe II në SHLP të Gjakovës. Ka të botuara 5 punime shkencore, 1 tekst për shkollë të mesme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.