← Shfleto

Mejdi Bektashi

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në qershor të vitit 1959 në Tërnoc të Bujanocit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik-Dega: Teoria dhe politika e zhvillimit ekonomik dhe metodat makroekonomike në Zagreb ku edhe magjistroi në prill të vitit 1984 me temën: ”ZHVILLIMI I BUJQËSISË NË KSA TË KOSOVËS NË PRIUDHËN 1946-1983 DHE PROBLEMET THEMELORE TË ZHVILLIMIT TË DERITASHËM”(kr). Mr Mejdi Bektashi doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në shkurt të vitit 2001 me temën: ”APLIKIMI I METODAVE KUANTITATIVE NË PËRCAKTIMIN E INTERAKSIONIT NË MES INVESTIMEVE DHE STRUKTURËS EKONOMIKE NË EKONOMINË E KOSOVËS”. Dr. Mejdi Bektashi një kohë punoi në Institutin Ekonomik të Prishtinës, mandej u zgjodh asistent në grupin e lëndëve ekonomike në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku tash është docent dhe ka qenë dy herë prodekan i këtij fakulteti. Ligjëron edhe në Fakultetin Juridik të Tetovës. Ka qenë në specializim në Itali, Gjermani, Slloveni e Bullgari. Ka të botuara 8 publikime me shënime bibliografike.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.