← Shfleto

Mehmet Zaçaj

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në korrik të vitit 1944 në Brataj të Vlorës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1967. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1988 me temën: ”MINERALIZIMI BAKER SULFUROR NË VENDBURIMIN PERLAT - MIRDITË DHE RAJONI RRETH TIJ”. Dr. Mehmet Zaçaj në fillim punoi në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut, mandej inspektor në Inspektoriatin e shtetit në Këshillin e Ministrave, kaloi në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Ka qenë këshilltar i kryeministrit për ekonomi, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik të Shqipërisë. I ka të botuara 15 studime dhe 13 punime shkencore. Është dekoruar më “Medalje për punë”, me “Çmimin e Republikës” shk. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.