Mehmet Topalli
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1940 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë e kreu në Beograd më 1963. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”SISTEMI FONETIK I SË FOLMES SHQIPE TË QYTETIT TË PRIZRENIT“. Mr. Mehmet Topalli shumë kohë punoi si profesor i gjuhës shqipe në shkollat e mesme të Prizrenit. Më 1980 u zgjodh ligjërues i gjuhës së sotme shqipe në SHLP “Xh Doda” të Prizrenit, ku punoi gjithë kohen. Mr. Mehmet Topalli ka të botuara disa punime profesionale. Vdiq në vitin 2002.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.