Mehmet Sefaja
Magjistër i shkencave teknike – metalurgjisë
Lindi më 1941 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen - Dega e Xehetarisë i kreu në vendlindje. Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë-Naftës i kreu në Zagreb më 1975. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në dhjetor të vitit 1986 me temën:”?“(kr). Mr. Mehmet Sefaja ka punuar si inxh. në Kombinatin “Trepça” të Mitrovicës dhe më 1978 u zgjodh ligjërues i lëndës Termodinamika në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë në Mitrovicë, por punoi një kohë të shkurtër. Tash jeton jashtë Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.