← Shfleto

Mehmet Meçi

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi në dhjetor të vitit 1957 në Reç. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Arsimin e lartë e kreu në Universitetin Bujqësor - Degën e Agronomisë më 1983 Kamëz. Bëhet “Kandidat i Shkencave” (1992), ndërsa gradën shkencore “Doktor i Shkencave” e merr në vitin 1993. Dr. Mehmet Meçi ka punuar si kryespecialist në ekonomitë bujqësore të Dibrës dhe në Drejtorinë e Bujqësisë, mandej specialist gjelbrimi në Bashkësinë e Tiranës. Në afërsi të Kamzës, në Laknas, ka ngritur një stacion për prodhimin e fidanëve e të frutave, pjeshkë, qershi e luleshtrydhe. Në stacionin e tij ka seleksionuar masë 650 varietete kultivarë. Stacioni i Frutikulturës në Laknas, që e drejton Mehmeti, shërben si bazë trajnimi për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.