Mehmet Maxhuni
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në shkurt të vitit 1952 në Maxhunaj të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Vushtrri. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1997 me temën:”VARSHMËRIA E FLORËS BAKTERIALE NGA NDRYSHIME PATOANATOMIKE NË TRAKTIN HEPATO-BILIAR”. Dr. Mehmet Maxhuni doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në dhjetor të vitit 1999 me temën: ”PËRPARËSITË APO MANGËSITË E KOLECISTEKTOMISË LAPARASKOPIKE KUNDREJ KOLICISTEKTOMISË LAPARATOMIKE”. Dr. Mehmet Maxhuni së pari punoi si mjek në Vushtrri më 1980 kaloi në Repartin e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës ku edhe u zgjodh asistent i Kirurgjisë dhe arriti deri te docent i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka marrë pjesë në shumë kongrese e simpoziume dhe ka të botuara 26 punime shkencore dhe një tekst universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.