← Shfleto

Mehmet Isai

Kryemjeshtër i Taxh Mahallit – Indi

Ditëlindja nuk i dihet por thuhet është i lindur në Opar, me prejardhje është shqiptar. Arkitekt Mehmet Isai erdhi nga Turqia. Ka qenë nxënës i arkitektit të njohur të quajtur Minar Sinani - kryemjeshtër në Perandorinë Osmane, me prejardhje shqiptare. Sipas legjendës Princi 16 vjeçar u dashurua në Montaxhmahal-in në shikim të parë dhe pas 5 vjetësh (1612) martohet me te. Shar Jahani (Sharzhahani) u martua me Mantaxhmahalin e cila vdiq në lindjen e trembëdhjetë. Kjo vdekje e frymëzoi Shahun që tia ndërtonte një përmendore më të bukur në historinë e burrit për gruan. Mbreti për ta bërë të pavdekshme dashurinë ndaj gruas (Mantaxhmahal), vendosi tia ndërtonte një Tyrbe(Mauzolej) në qytetin Agros-to, qytet i lashtë i Indisë, i cili përparoi gjatë sundimit të Sharzhahanit që kërkoi mjeshtër nga Turqia për ndërtimin e Taxh Mahallit në Indi. Për këtë iu paraqit mjeshtri-arhitekti gjenial i kohës, Mehmet Isai. Ky mauzole filloi të ndërtohet më 1632, është ndërtuar për 22 vjet në Breg të Lumit Xhuminia, ku kanë punuar 20.000 punëtorë të zgjedhur. Është e lartë 82 m. U shpenzuan 47 milion florinj të kohës. E ndërtuar me mermer të bardhë të qendisur me gurë të çmueshëm. Të gjitha këto punë i udhëheqëte arkitekti me prejardhej shqiptare, Mehmet Isai. Po në këtë mauzole është vendosur trupi i gruas së Sharzhahanit. Ky mauzole është kryevepër e arkitekturës botërore e udhëhequr nga Mehmet Isai, dhe llogaritet ndërtesa më e bukur në botë. Në bisedë e Shahut me arkitektin a do të ndërtonte tempull më bukur arkitekt Isai iu përgjigj se do ta ndërtonte edhe më të bukur se kjo. Shahu nga xhelozia urdhëroi që arkitektit ti prehen duat, në mënyrë që të mos jetë në gjendje të krijojë vepër më të bukur se Taxhmahalli. Arkitekt Isai një kohë jetoi i gjymtuar e mandej vdiq. Pas rrëzimit të Shahut arkitekt Mehmet Isai u rivarros pranë Tyrbes së Taxh Mahallit në Indi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.