Mehmet Gjoshaj
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi në shkurt të vitit 1949 në Sankoc të Gllogocit(Drenasit). Shkollën fillore e nisi në vendlindje, kurse e kreu në Kamaran. Shkollën Normale e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik Dega e Historisë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën: ”REFORMA AGRARE DHE KOLONIZIMI I DRENICËS 1918-1941”. Mr. Mehmet Gjoshaj në fillim punoi si mësues, mandej si profesor i historisë në Qendren Shkollore të Gllogocit, kurse prej vitit 1981 në fillim punoi në Muzeun e Revolucionit të Kosovës si bashkëpunëtor profesional për periudhën e LNÇ. në Kosovë e më vonë kaloi në në Muzeun e Kosovës të Prishtinës si bashkëpunëtor i lartë profesional në Sektorin e Historisë ku edhe punon. Ka të botuar temën e magjistraturës, 20 punime profesionale, 10 punime shkencore nga fusha e historiografisë së re. Është autor i 3 ekspozitave tematike muzeore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.